Ka qenë një situatë e tensionuar mes Kiara Titos dhe Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ditën e sotme, ndërsa për të disatën herë vajzat e kanë bërë të qartë që janë në një “luftë nervash” me njëra-tjerën. Shkak për debatin e radhës mes tyre, që në fakt nuk ka qenë ndonjëherë me tone të ashpra si sot, është bërë njëzarf i produksionit. Pra si të gjithë “dramat” e tjera në atë shtëpi, shkaku ka qenë krejtësisht i evitueshëm për debat, por s’ka problem.
Kështu, Kiara donte t’i bënte të qartë Oltës, pas daljes nga dhoma e rrëfimit, se zarfi i ishte besuar asaj dhe nuk kishte pse ndërhynte, ndërkohë që aktorja na ana tjetër po jepte versionin e saj të asaj që i kishte thënë “Vëllai i Madh”. Jo diskutimi, por mënyra si Gixhari i është drejtuar, duket se e ka nervozuar moderatoren, duke ju drejtuar me fjalitë “Mos më ngri zërin mua” dhe “Mos më jep urdhëra”
Megjithatë në fund, debati mes tyre nuk zgjati shumë sepse sipas fjalëve të Oltës “nuk kishte nerva të bënte sherr”.
Kjo nuk është hera e parë që vajzat përplasen mes tyre në “BBVIP”, ndërsa vetëm dje, gjatë sfidës ku ishin të lidhura me litar, Kiara ju drejtua Oltës duke i thënë që bëhet me nerva për cdo gjë dhe duhet të qetësohet. Mesazh që aktorja duket se nuk e ka marrë.
Nga ana tjetër, Kiara u përfshi në një tjetër debat sot, ndoshta e ngarkuar nga situata me Oltën, teksa u “përplas” edhe me Luizin.



