Ka disa ditë që grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanoviç, është kthyer në një prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë.
Është përfolur se ai është në një lidhje me balerinin nga Shqipëria, Kris Dalipi, dy vjet pasi pranoi publikisht orientimin e tij homoseksual.
Sipas burimeve të emisionit “Prive”, dyshja edhe janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, vet dyshja nuk janë prononcuar mbi këtë çështje por kanë reaguar së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ka qenë balerini kris Dalipi ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një video, ku shihej bashkë me Marion teksa kalojnë çaste të këndshme bashkë dhe i bën një “rreng” të vogël.



