Saturday, February 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga ish partneri fëmijët dhe planet për të ardhmen rrëfehet Tuna

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar ishte këtë të premte e ftuar në emission “Në Kurthin e Piter Pan”.

Në inetrvistën e saj për gazetarët e vegjël ajo foli për jetën e saj personale, për dy fëmijët, ish-partnerin Patris dhe paratë.

Cilat janë të ardhurat financiare të këngëtares së mirënjohur Tuna?, ishte një ndër pyetjete nga të vegjëlit.

Tuna nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka thënë se mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e saj dhe të fëmijëve për të jetuar.

“Korrekte. Ti do bëhesh biznesmene, po i tregon ambiciet që në fillim. Mundohesh të mbash këmbët në tokë, të jesh i kënaqur me mundësitë që të jepen”, tha Tuna.

Ajo ka folur për partnerin e saj Patrisin pasi është pyetur nga vogëlushët se dy djemtë e këngëtares i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre.

Këngëtarja tha se fëmijët janë një miks i dy prindërve.

“Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë”, tha Tuna.

Një nga pyetjet që ra më shumë në sy ishte e lidhur pikërisht me jetën e saj personale. Duket se fëmijët ishin kuriozë të dinin nëse Tuna do të dëshiromte që përveç dy djemve, të kishte dhe një vajzë.

Këngëtarja u përgjigj duke thënë se do të kishte shumë dëshirë të kishte një vajzë.

“Kush ka vajza botën ka, janë shërbet për bakllava. Po ti do të doje të kishe një gocë?”

“Do ta mbyll me kaq. Jam shumë e lumtur me çunat e mi. Ndoshta s’është ide e keqe të ndrroj farën. Do të doja shumë të kisha një gocë. Gjithmonë e kam parë veten si  mama çunash por do të doja shume te kisha dhe një vajzë”, u shpreh ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X