Duket se marrëdhënia e Luizit me Kiarën ka filluar të tensionohet brenda shtëpisë së “Big Brothe VIP”.

Moderatorja mori përsipër të bënte llogaritë e buxhetit javor. Ajo u shpreh se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë të bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal.
Mirëpo kjo gjë nuk i pëlqeu Luizit i cili i tha se ajo duhej të kishte bërë buxhetin e të gjithëve dhe jo vetëm personalin. E teksa po debatonin, Kiara i tha këngëtarit se duhej të mësonte të fliste njëhërë ndërsa ai e quajti ‘egoiste’.
Pjesë nga debati:
Kiara: Ti mëso njëherë të flasësh pastaj të kërkosh llogari
Luiz: Ti mëso të mbledhësh njëherë para se t’i marrësh gjërat përsipër
Kiara: Dakord, por kishim dhe një radio për të bërë.
Luizi: Pse unë nuk kisha? Pesë minuta punë ishte. Kështu është kur je egoiste.