DeaMishel ishte në fakt pjesë e hyrjes së banorit më të ri të “Big Brother VIP”, Shpatit, Prime-n e kaluar e që nga ai moment, ajo është shfaqur e afërt me të, duke shkëmbyer batuta ose duke u “ngacmuar” në një farë mënyrë, por gjithmonë në kuadrin e shakasë. Edhe pse u “akuzua” menjëherë nga Luizi se po e bën këtë pasi ka frikë nominimin, Dea këmbëngul se thjesht do të argëtohet dhe për këtë arsye është bërë pjesë e stërvitjes së Shpatit apo e dushit të tij, si “spektakore”.
Megjithatë sot ata kanë mundur të bëjnë një bisedë bashkë, ku DeaMishel është treguar e hapur me të dhe i ka rrëfyer se me të ndihet shumë rehat dhe prandaj ka mundur që të tregojnë këtë anën e saj “lozonjare” dhe se këto gjeste i kanë ardhur natyrshëm.



