“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë”, ishte ky komenti i Robert Aliajt për “krushkun” e tij, Sabianin. Kjo pasi këngëtari doli kundër lidhjes së djalit të tij Kristit me të bijën, Keisin.
Por duket qartë se Roberti nuk i ka mirë punët me memorien, ose të paktën refuzon të mbajë mend.
Vetëm pak javë më parë, kur i biri ishte në njohje e sipër me Kejvinën, Robert Aliaj ishte i gatshëm ta mohonte nëse bënë edhe një hap më shumë.
“Nëse Kristi krijon lidhje me Kejvinën në “Big Brother” nuk më ka baba”, ishin fjalët e tij.



