Vetëm pak javë më parë, kur i biri ishte në njohje e sipër me Kejvinën, Robert Aliaj ishte i gatshëm ta mohonte nëse bënë edhe një hap më shumë.
“Nëse Kristi krijon lidhje me Kejvinën në “Big Brother” nuk më ka baba”, ishin fjalët e tij.
Pasi Sabiani doli kundër lidhjes së djalit të tij Kristit me të bijën, Keisin Roberti ndryshon mendin dhe quan Sabianin “anadollak”.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë” .
Mbas këtyre deklaratave të Robertit ka reaguar edhe Kejvina Kthella ku me anë të një instastory ku shkruan: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o bur 😘.
Gjithashtu shtoi: “Karma e ka emrin duke etiketuar Sabianin.”




