Artisti i ndjerë Dr.Flori do të festonte sot 44vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vitin 2014. Një ndër miqtë e tij më të mirë ka qenë Landi Hysi, i cili vazhdimisht e kujton me mesazhe prekëse edhe në rrjetet e tij sociale. Edhe në këtë ditë të shënuar Landi ka publikuar një fotografi të “West Side Family” dhe shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.
Landi ka ndarë një foto të vjetër të tij, Dr.Florit dhe Armir Shahini, të cilës i ka bashkangjitur vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.




