Sunday, February 22, 2026
spot_img

Latest Posts

‘Kush je ti? Burri sa një derr’, Kiara sherr me Luizin: Ja ku e ke derën

Veprimi që bëri Luizi dje duke e vendosur Kiarën mes dy lavamanëve e duke mos e lejuar të dilte, ka bërë që marrëdhënia mes tyre të kriset. Kiara është nervozuar shumë me Luizin dhe kanë debatuar pasi ai nuk e mori parasysh që ajo nuk po ndihej mirë.

Kiara: Burri sa një derr, të kap, të fut në një cep e nuk të lë të dalësh. Kush je ti?

Kiara: Është shprehje. Nuk të tha njeri derr.

Luizi: Po të pyes a jam derr, jam qesharak? 

Kiara: E thashë se je shumë i madh për të bërë disa veprime. Kush je ti që më pengon mua rrugën? Është absurde. Ka ca limite, të cilat ti duhet t’i respektosh. Nëse nuk i respekton, ja ku e ke derën dil jashtë, po ta them me sinqeritetin më të madh. Sado që ta dua një njeri, kam edhe forcën që ta stopoj veten.

Luizi: Do na fundosësh të dyve automatikisht, sepse unë e vuaj. 

Kiara: Ti arrin ta bësh shumë mirë diferencën mes dashurisë dhe lojës, siç e bëre edhe në atë moment.

Luizi: Me këtë që po bën, po dëmton veten, mua, lidhjen edhe vazhdimin e qëndrimit tënd dhe timit në këtë shtëpi. Ti më largon mua, unë largohem nga ti, e vuaj, ti ke më shumë rëndësi se gjithçka në këtë jetë për mua.

Kiara: Unë nuk e harroj skenën që Olta të hodhi cigaren, ta shkuli dhe ti u nervozove dhe the, “nuk e dini akoma çfarë arrij të bëj unë për lojë”, unë me kokën mbi lavaman. Pashë mënyrën se si ti reagon, si munde të ma bësh ti mua atë gjë.

Luizi: Me këtë sjellje që po bën, po më shkatërron. Mundesh shumë mirë të durosh dhe kur të dalësh jashtë të ma fusësh shuplakë turinjve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X