Jul Deda është pyetur nga ndjekësit nëse ka menduar të bëhet pjesë e Big Brother VIP dhe aktori ka treguar se ka marrë ftesë.
“A ke menduar ndonjëherë të hysh në BBV se ju shkodranët jeni të paparë”, ishte mesazhi për Julin. Aktori pranoi se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë, mirëpo iu desh ta refuzonte për shkak të arsyeve personale. Ai e la të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë në edicionin e radhës.
“Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër…mbase!”, u përgjigj Juli.




