Nga 17 tatuazhet që ka gjithsej, Dua Lipa tatuazhin e parë ia ka dedikuar vendit të saj.
Në janar të vitit 2015, kur ishte 19 vjeç Dua gdhendi “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë. “Sunny Hill” do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje. Kjo gjë është nënvizuar edhe nga faqja zyrtare e Fondacionit “Sunny Fill” në Twitter.
“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, -ka thënë vetë Dua. Ndërkohë, krah postimit shkruhet: “Edhe pse ka lindur në Londër, ajo thotë se ‘Sunny Hill’ ka qenë gjithmonë shtëpia e saj.”