Justin Bieber sapo ka anuluar një tjetër koncert nga turneu ‘Justive World’ e këtë radhë fansat nuk po tregojnë aspak mirëkuptim. Ky anulim, vjen vetëm pak kohë pasi ylli i popit shtyu një tjetër koncert për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi zbuloi se vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’, raporton ‘Itv.com’.
Postimi në faqen zyrtare të turneut në ‘Twitter’, konfirmoi se pjesa tjetër e datave të turneut do të anulohej, duke përfshirë vendet në SHBA, Australi dhe Evropë. Stafi i Justin siguroi publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin. Aty shkruhet:
“Justin Bieber ka anuluar zyrtarisht datat e mbetura të turneut të tij botëror. Kontaktoni me pikën tuaj të blerjes për rimbursime për datat e shfaqjes suaj.”
“Mund të kemi një arsye”, ka shkruar një fans nën postim.
“Zhgënjyes pas 15 muajsh pritje”, tha një tjetër.
Justin kishte planifikuar të vazhdonte turneun e tij ‘Justice World’ deri në shkurt 2023.