Luana Vjollca pati një sezon të suksesshëm në ‘shtëpinë’ e saj të re në Tv Klan. Projekti i parë në Tv Klan ishte “Zemërluana” dhe sigurisht e përfunoi me super sukses që të themi të drejtën ishte i pritshëm.
Në llogarinë e saj në instagram moderatorja publikoi arritjet e projektit dhe falenderoi përzemërsisht të gjithë që u përfshinë,veçanërisht publikun që e ndoqi dhe e mbështeti.
Projekti i moderatores arriti në youtube 30 milion views dhe është ndjekur nga shumë shtete përveç Shqipërisë. Por pas përfundimit të sezonit Luana është larguar menjëherë nga Shqipëria.
Moderatorja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara,saktësisht në Miami Florida ku po shijon pushimet pas një sezoni të lodhshëm. Por akoma nuk dihet kush po e shoqëron bukuroshen e ekranit.