Edicioni i dytë i “Big Brother VIP” ka qenë më i komentuari në rrjet dhe kjo për shkak të dinamikave që banorët kanë krijuar në shtëpinë e famshme.
Deri më tani banori i cili ka pëlqyeshmërinë dhe mbështetjen më të madhe është Luiz Ejlli ku e kanë cilësuar dhe si fituesin e këtij spektakli. Mirëpo një tjëter banore e fortë përball tij është dhe Olta Gixhari e cila shihet gjithashtu si një pretendente për ta fituar këtë “BBV”.
Dhe këtyre dyshimeve, duket se i ka vënë vulën opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku. Në nje bisedë të publikuar nga një fans i një konkurrenti të programit të dashurisë me të cilin neda pati dhe një debat ajo është shprehur e bindur sr këtë “BBV” do ta fitojë Olta.
“Do ta fitojë Olta, rrush. Që ta dish!”-shkruan opinionistja.




