Monday, February 23, 2026
spot_img

Latest Posts

Meridian Ramcaj sqaron të vërtetën për gjendjen shëndetësore të Luizit

Pak orë më parë në rrjet nisi të qarkullojë me shpejtësi një lajm ku në fokus ishte personazhi më i përfolur i momentit Luiz Ejlli.

Në të thuhej se gjendja shëndetësore e këngëtarit po përkeqësohet, duke shtuar faktin se Luizi ka qënë duke bërë analizat i shoqëruar nga produksioni në një nga spitalet e Tiranës.

Mirëpo nën zhurmën e këtyre lajmeve, ka reaguar miku i tij i ngushtë, Meridian Ramcaj.

Ai ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram ku është shprehur se gjendja shëndetësore e Luizit është e mirë dhe se lajmet janë të rreme.

Sipas tij këngëtari nuk ka qënë për asnjë moment në spital.

Meridiani i ka bërë një kërkesë publikut duke  kërkuar që të jenë të kujdesshëm në dhënien e këtyre informacioneve pasi familjarët e Luizit janë larg dhe shqetësohen lidhur me lajmet.

meridian

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X