Sunday, February 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Zbulohet data kur do të largohet Sabiani nga spektakli dhe plani i produksionit

Sabiani ishte njëri nga 6 banorët e rinj që u futën mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP.

Këngëtari e ka treguar publikisht se është kundër lidhjes së Keisit me Kristin dhe tani duket se do që të ketë nën kontroll të bijën që t’i japë fund romancës.

Një pjesë e publikut e shoqëruan me batuta të shumta hyrjen e tij por gjithashtu ka edhe nga ata që janë kundra këtij veprimi të Sabianit, madje janë shprehur se ai po i merr vëmendjen të bijës dhe nuk po e lë të luajë lojën e vetë.

E teksa të gjithë janë në kurioz të shohin sesi do të vijojë situata mes çiftit Kristi- Keisi dhe Sabianit, në rjet po qarkullon lajmi se këngëtari do të jetë i ftuar në një hotel në Korcë për të kënduar më 9 mars.

Kjo gjë ka bërë që ndjekësit të mendojnë se Sabiani do të dalë në spektaklin e së martës, duke përfunduar misionin e tij 4 ditor. Se si qëndron e vërteta e ktij lajmi, mbetet për t’u zbuluar në Prime.

Ka informacione që Sabiani ka rënë dakort me produksionin që të dal të martën dhe për këtë arsye të prishen nominimet e Luizit dhe mos të dal asnjë nga tre të nominuarit që janë Olta Kristi dhe Armaldo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X