Avril Lavigne dhe Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.
Këngëtarja e “Sk8er Boi”, 38-vjeçe dhe reperi “Rack City”, 33-vjeç, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’.
Në një moment, artisti u pa duke ia vënë njërën dorë krah qafës dhe duke e kapur në pjesën e poshtme të fytyrës së saj me dorën tjetër.

Këngëtarët dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, gjersa shkëmbenin puthje para shumë njerëzve.



