Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kristi po më futet në zemër”/ Sabiani habit me deklaratën e tij: Kam qenë skeptik për lidhjen me Keisin, por…

U duk sikur Sabiani ishte kundër lidhjes së vajzës së tij Keisit me Krist Aliajn, por gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi ai ka ndryshuar mendim.

Gjatë “Prime”-t, Sabiani bëri një dsikutim me Arbënën në prani të Kristit dhe vajzës së tij, këngëtari tha se “ai tashmë i ka hyrë në zemër”.

Pjesë nga diskutimi

Keisi: Unë me babin kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.

Sabiani: Kam qenë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po  duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër.

Arbër: Mendoj se Sabiani ishte një prind i shqetësuar. Bëri gjënë e duhur për shqetësimin që ai kishte. Ai është ndikuar dhe nga njerëzit jashtë. Këto situatat kur babai është kundër, në fund ndodh të bëhen shokët më të ngushtë. Por të tre e kanë përballuar denjësisht.

Zhaklin: Si një feministe, sot nuk do i tërheq veshin askujt, por do i komplimentojë. E kam parë Sabianin të merakosur, por vjen një moment në jetë kur fëmija të jep një leksion në jetë, të bëjnë edhe krenar. Ai duhet të këtë besim te Keisi. Të tre kanë dhënë një shembull fanatstik, kanë dhënë shembull të shëndetshëm. Bravo dhe komplimenta të treve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X