Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Latest Posts

Klodian Gega, artisti i tatuazheve rrëfen përjetësimin e dashurisë së Luizit për Kiarën në krahun e këngëtarit

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë kanë nisur një romancë dashurie brenda Big Brother VIP Albania, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të momentit, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi banorët kanë pasur mundësi të realizojnë tatuazhe brenda shtëpisë, gjersa një e bëri këngëtari shkodran.

Klodian Gega, artisti i tatuazheve rrëfen përjetësimin e

Artisti i njohur zgjodhi të bënte tatuazh syrin e Kiarës, duke e përjetësuar kështu të dashurën e tij në krahun e tij.

Por ajo që është më pak e njohur për publikuan është fakti se kush është njeriu që e realizoi këtë tatuazh si dëshmi e dashurisë që Luizi ka ndaj prezantueses çdo ditë e më shumë.

Klodi rrëfeu përjetimet e banorëve gjatë realizimit të tatuazheve që ata donin, ndërsa zbuloi se i pari që hyri në dorën e tij ishte pikërisht Luizi.

“Ishte shumë entuziast dhe i lumtur kur erdhi e kishte idenë e qartë se ccfarë donte të realizonte dhe puna me të ishte tejet komode, situata ishte më e ngrohtë. Po ashtu ishte edhe me Deamishelin.

Klodian Gega, artisti i tatuazheve rrëfen përjetësimin e

Tatuazhi i Luizit ishte tatuazhi më i realizuar sepse kishte mesazhin për të dashurën e tij, kishte dhe logon e Big Broitherit si kujtim i atij spektakli. Pra i kishte të gjitha brenda.

Ndërsa tatuazhi më i lehtë për t’u realizuar ishte ai i Oltës, pasi ajo zgjodhi të bënte vetëm emrin e të birit.

Pastaj kur dola nga atje nisën mesazhet në instagram dhe kudo. Dhe aty e kuptova se sa shumë fansa kishte Luizi në rrjete.

Ishte një eksperiencë interesante dhe u prita shumë mirë si nga banorët ashtu dhe nga organizatorët”, rrëfeu artisti Klodian Gega.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X