Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mblodhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak çaste më pas, ajo tha:
“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit… Edhe Lorik Cana është yll…”.



