Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kiara po luan, por jo me Luizin”/ Flet shoku i moderatores

I ftuar në një lidhje live për “Shqipëria Live”, për të folur në lidhje me situatat në shtëpi, ishte shoku i ngushtë i Kiarës, stilisti Niko Komani.

Ai foli në lidhje me marrdhënien e Kiarës me Luizin dhe se është shumë dakord dhe beson tek raporti mes  tyre.

“Është si shpirt! Siç e shikoni Kiarën në shtëpi, është edhe në jetën reale, aq e përmbajtur. Kiara ka shumë shije mbi modën.

Luizi është tip i saj. Pastaj stili i të veshurës është diçka e rregullueshme. Unë besoj në dashurinë e tyre, pavarësisht se unë në dy javët e para nuk isha dakord”, tha Komani.

Gazetari: Po nëse Kiara del jashtë dhe thotë kjo ishte një lojë?

“Nuk e kisha menduar këtë gjë, unë flas me gjëra faktitke. Kiara nuk është e tillë, është e sinqertë, nuk mendoj se gënjen.

Kiara po luan, por jo me Luizin. Të mbash këtë qetësi në të gjithë ato situata që kanë ndodhur, tregon se është një lojtare të fortë.”, tha Niko Komani për “Shqipëria Live”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X