Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision që do mbahet në Liverpool, në maj 2023. Së fundmi ato kanë publikuar klipin zyrtar të këngës “Duje” me të cilën do të konkurrojnë.
“Duje” ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut me mesazhin e fortë që përcjell. Kënga flet për ndarjen e një familje dhe i bën jehonë bashkimit të saj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.



