Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta Gixhari takoi partnerin fshehurazi? Detajet që “nxorën zbuluar” aktoren

Olta Gixhari është ndër personazhet më të diskutuara në shtëpinë e “Big Brother”. Që nga nata e 24 dhjetorit, aktorja ka sjellë dinamika të ndryshme në lojë, duke qenë edhe nga personat më të kontestuar në lojë.

Javën e shkuar, ajo ishte në një nominim të fortë me Armaldon dhe Kristit. Si asnjëherë më parë, verdikti i publikut do të merrej nga studio. Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi.

Por publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar. Por, kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, publiku ka vënë re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

Ish banori i “Big Brother 3” Jetmir Salaj ka dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të. Përforcimi për një takim mes dy partnerëve vjen edhe nga fakti se ajo ishte e para që shpëtoi nga televotimi, ajo ishte e dyta që u fut në shtëpi.

Fillimisht hyri Armaldo në shtëpi, dhe vetëm pak minuta më pas, Olta u rikthye krejtësisht e lumtur në lojë, por këtë herë pa “make up”-in që u nis nga skena.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X