Xhuli dhe Stresi janë finalistë në “Big Brother VIP Kosova” dhe dy nga pretendentët më të fortë për të fituar. Së fundmi në një përplasje që kishte me Stresin, Xhuli i ka thënë këtij të fundit se këngët e tij s’i kishte dëgjuar kurrë më parë.
Xhuli ka thënë se dëgjon shumë muzikë në gjuhën shqipe, por vetëm këngët e Stresi nuk i ka dëgjuar.
“Deri kam hyrë këtu, kurrë në jetë se kam dëgjuar as një këngë tënden. Edhe ose dëgjoj unë muzikë shqipe, ose se di se kush”, i ka thënë Xhuli-Stresit.



