Saturday, December 21, 2024
spot_img

“Nuk e kuptoj si shkoi nga këngët e Pirro Çakos në këtë pikë”/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila Myrtezajt?

- Advertisement -..

Njerëzit nuk janë aspak të lumtur me ndryshimin e Xhensila Myrtezajt në këngën e saj më të fundit dhe nuk kanë ngurruar të shprehin hapur kritikat e tyre.

Kjo pasi, komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të Xhensilës, janë të pakënaqur, me tekstin e “Ale Ale”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Pak orë pas publikimit të këngës në YouTube, një nga komentet me më shumë pëlqime është ky:

“Si të ta shpjegoj domethënë që është këngë e lezetshme, kërcehet, ka ritëm, por pas kësaj nuk besoj se do kërkoj ta dëgjoj më. Domethënë e dëgjueshme vetëm një herë dhe aq ngel aty.”

Pjesa më e madhe e tyre nuk e përqafojnë dot stilin e saj të ri. Ja disa nga komentet:

“Dikur kishe lezet ishe vetvetja. Me këtë këngë aspak vetvetja.”

“Më mungon Xhensila e mëparshme, e thjeshtë, e ëmbël.”

Ndërkohë, të tjerë janë zhgënjyer edhe nga videoklipi dhe janë të mendimit se ajo i kushton më shumë rëndësi videoklipit se tekstit:

“Shumë zhgënjim kjo këngë. Më shumë i ka kushtuar rëndësi pamjes sesa këngës dhe zërit. Ky lloj zhaneri nuk i përshtatet fare. Kishte lezet më parë. Këngë e dështuar përfundimisht. E dëgjova sa për të shuar kuriozitetin dhe nuk e dëgjoj më.”

“T’i kishe kushtuar më shumë rëndësi këngës sesa dukjes do ishte hit veror”

“Akoma nuk e kuptoj si vajti nga këngët e Pirro Çakos në këtë pikë”

“Kishte lezet më parë kjo ishte e thjeshtë në klipe dhe këngët i qante”.

“Ka humbur stili që kishte dikur si në këngë si në paraqitje. Dikur kishte stil unik dhe tekstet i kishte plot kuptim”.

Nuk mungojnë kritika edhe më të ashpra të tipit “Sa palidhje!” Prej disa kohësh, Xhensila ka nisur të eksperimentojë, duke dalë nga kornizat e vajzës së ëmbël me veshjet karakteristike në çdo videoklip, e me tekstet “soft”, duke ardhur shumë më ndryshe dhe “wild”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X