Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

“Shoku i Butrintit”/ Reagon për herë të parë Shpati: Jam kërcënuar nga fansat e Luizit

Mes zërave që kanë qarkulluar mbi “Big Brother VIP”, pati teori se Shpati ishte futur aty me misionin për të ndërhyrë mes çiftit Kiara-Luiz dhe se ishte shoku i Butrint Imerit. Më në fund, Shpati ka folur për herë të parë rreth kësaj ditën e sotme. Ai tha se këto komente nuk i ka pritur mirë dhe se ka marrë kërcënime sepse njerëzit mendonin se ai ishte me të vërtetë me mision.

“Ma kanë prishur qejfin disa komente që kanë menduar se unë kam hyrë me një qëllim në “Big Brother VIP” se jam shoku i dikujt (Butrintit). Kam pasur disa kërcënime. Më kanë konsideruar si shok u Butrintit për të përçarë Luizin dhe Kiarën,”-tha Shpati në “Shqipëria Live”.

I pyetur nëse ka folur me Butrintin para se të hynte në BBVA, Shpati tha se nuk e njeh personalisht.

“Nuk kam folur me Butrintin. As nuk e njoh personalisht.”- u shpreh Shpati.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X