Tuesday, December 24, 2024
spot_img

Psikologia që vlerësoi gjendjen e Amber Heard zbulon 2 çrregullimet e personalitetit të aktores

- Advertisement -..

Një psikologe që vlerësoi gjendjen e Amber Heard, e punësuar nga ekipi ligjor i Johnny Depp ka dëshmuar se aktorja tregoi shenja të çrregullimit të personalitetit kufitar dhe çrregullim të personalitetit histrionik, por jo çrregullim stresi post-traumatik (PTSD).

Në ditën e nëntë të gjyqit për shpifje të Depp kundër Heard, Dr. Shannon Curry i tha Gjykatës se asaj iu kërkua të jepte një vlerësim psikologjik të Heard në tetor 2021, por nuk iu kërkua kurrë të bënte të njëjtën për Depp. Curry shqyrtoi të gjitha dokumentet e çështjes si pjesë e vlerësimit të saj për aktoren e “Aquaman”, si dhe të dhënat mjekësore të Heard përfshirë ‘trajtimin e shëndetit mendor’, regjistrimet audio dhe video, fotot dhe deklaratat e shumëfishta të dëshmitarëve.

Ajo deklaroi se sado e sofistikuar, e bukur dhe vajzërore mund të duket ajo, njerëzit me këto çrregullime mund të jenë “shkatërrues, dramatikë, të çrregullt dhe të paparashikueshëm si edhe të zotërojnë  një shtysë themelore për të mos u braktisur, por edhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Çrregullimi i personalitetit histrionik karakterizohet nga një model i sjelljeve të tepruar të kërkimit të vëmendjes, që zakonisht fillon në fëmijërinë e hershme.

Gjithashtu, Curry tha se çrregullimi i personalitetit kufitar përfaqësonte një personalitet të paqëndrueshëm, vigjilent ndaj refuzimit dhe i karakterizuar nga “shumë zemërim, mizori ndaj njerëzve më pak të fuqishëm, shqetësimi për imazhin, kërkimin e vëmendjes dhe prirja për të fajësuar të tjerët.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X