Monday, March 9, 2026
spot_img

Latest Posts

“Shefja e Diplomacisë” feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot

Ajo është padyshim një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Po flasim për Efin që sot është vajza e ditëlindjes dhe feston 27 vjetorin.

27-vjeçarja spikati si personazh dhe mori pëlqimin e mbarë publikut dhe kjo u refelktua edhe në shifra. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Efi fitoi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale duke “konkurruar” kështu edhe Luizin, i cili është fenomeni i këtij edicioni.

Ajo u eliminua nga shtëpia në një nominim të fortë që e dërgoi Dea Mishel. Krah Kiarës dhe Luizit, Efi u bë banorja që la shtëpinë, por shumë e cilësuan të padrejtë.

Një ndër urimet e para për ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit.

Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X