Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta presion produksionit: Po doli Qetsori, dal edhe unë

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit aspak mirë mirëpo kishte edhe nga ato banorë, që aluduan.

Një prej tyre ishte Olta. Aktorja e njohur, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se ata kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.

Më pas, gjatë ditës ajo e përforcoi këtë mendim. Në një moment, ajo i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo. Kjo nuk e bindi aspak Qetsorin i cili tha se këto janë vetëm fjalë e se nuk ka nevojë për premtime të tilla.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Oltës u bë në formë presioni për produksionin, apo aktorja do e bëjë vërtetë atë që thotë.

BISEDA:

Olta: Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash.

Qetsor: Lëri këto burrni për mua, se po dole rrugë e mbarë..

Olta: Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia.

Qetsor: Po ku e ndan ti fajin? Se aty mund të mos e pranosh.

Olta: Do jetë evidente video.

Qetsor: Posi, posi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X