Gara e çmendur në rrjete sociale se kush poston sa më shumë video që tregojnë se sa shpejt ecën në rrugët e Shqipërisë tashmë është kthyer në trend.
Reperi Clevio dhe Aleks Visha, kanë postuar një video në tik-tok, ndërsa ecin me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë në tunelin e rrugës së Kombit në Kukës. Ndërkohë që për pak bëjnë aksident, por për fat t mirë aventura e tyre ka kaluar pa asnjë incident.
Siç duket në video në timon është Aleksi, pasi Clevio i kërkon vazhdimisht që të ulë shpejtësinë.



