Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Ejlli u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.
Luizi ka zbuluar mbrëmë teksa të gjithë ndodheshin jashtë duke ngrënë se ku e ka marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.
“I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.
Ndërkohë fituesi i Big Brother Canada Kevin Ted Jacobs ka një përshëndetje të veçantë për Luizin.
“Përshëndetje nga Canada të gjithë ndjekësit e mi të rinjë. Faleminderit shumë. Shqipëri të dua shumë, Luiz të dua shumë. Luiz kam dëgjuar për ty, ti ke fansat më të mirë në botë, ti je një gjeni. Do tju kthej përgjigje të gjithë mesazheve tuaja. Fituesi i Big Brother Albania ka për të qënë Luiz Luani”.
Një mesazh shumë i veçantë ky për Luizin duke parë që Luizi duket se e ka model inspirimi fituesin e Big Brother Canada.



