Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Kristi shpërthen ndaj Luizit: Po e fitoi Big Brother, Shqipëria është dështim

Duket se planin e Luizit për ta cuar automatikisht në nominim, Kristi nuk e ka pritur aspak mirë.

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë qenë duke darkuar në oborr, ai është shprehur para banorëve të tjerë se Luizi nuk e meriton të fitojë, madje do të ishte një dështim.

“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”, u shpreh Kristi.

I pyetur nga Qetsori se kë banor sheh si shembullin ideal për ta fituar këtë edicion, Kristi e kishte një emër.

“Jori. Ajo është ndryshe. Ajo nuk e do me patjetër fitoren”.

Ndërkohë, Luizi i cili ishte prezent gjatë gjithë këtij diskutimi, zgjodhi që thjesht të buzëqeshte teksa i dëgjonte.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X