“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre.
Edhe sot ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, por më pikanti vjen nga Kosova, nga Butrint Imeri për Jorin.
“Një bukuroshe si ti… Mirë se të vish në Kosovë. B….. Imeri Ks”, ka qenë mesazhi që është shfaqur në ekran dhe Olta Gixhari nuk ka humbur momentin të bërtas me të madhe emrin “Butrint Imeri”.
Butrinti ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke i cilësuar si “fake” lajmet qe ai i ka derguar mesazh Jorit.
“Disa duan të hedhin pisllëk mbi emrin tim.
Disa duan të bejnë zhurmë. Kjo eshte jeta” – shkroi ai në një status.




