Friday, December 27, 2024
spot_img

Fituesja e çmimit Oscar: Riemertoni industrinë e bukurisë, jemi më shumë se kaq

- Advertisement -..

Kur Dame Helen Mirren mësoi se ajo ishte zgjedhur si ylli i kopertinës së PEOPLE’s Beautiful Issue 2022, ajo u shpreh “Isha absolutisht e tronditur, siç themi ne në Angli. Unë kurrë nuk e konsiderova veten “të bukur”. Dhe në moshën time! Kështu që u mahnita”, thotë fituesja e Oskarit, 76 vjeç.

Nuk është një lojë e rreme me modestinë: “Mos më keqkuptoni – unë e dua bukurinë dhe më pëlqen të shikoj gjërat e bukura. Por nuk më pëlqen fjala bukuri pasi është e lidhur me industrinë e bukurisë- grimi dhe produktet, kujdesi për lëkurën dhe të gjitha të tjerat – sepse mendoj se përjashton shumicën dërrmuese prej nesh që nuk jemi të bukur.” “Ka njerëz tepër të bukur në botë dhe është një kënaqësi absolute t’i shikosh, meshkuj apo femra. Njerëzit e bukur janë një mrekulli për t’u parë”, shton aktorja, e cila është zëdhënëse e L’Oreal Paris që nga viti 2014. “Por shumica prej nesh nuk janë të bukur. Ne kemi gjëra të tjera, të cilat janë po aq të fuqishme sa bukuria. Duke e prezantuar veten para botës, po shijoj botën përreth meje. Mendoj se ajo që quhet industria e bukurisë duhet të quhet industria e ‘krekosjes’.

Mirren ka krijuar shumë zhurmë në jetën dhe karrierën e saj. Marrësja e çmimit të Screen Actors Guild Life Achievement ka disa filma këtë vit, duke përfshirë The Duke, Golda, Shazam! Fury of the Gods dhe White Bird: A Wonder Story, por thotë se ajo ende nervozohet përpara se të fillojë një projekt të ri.

“Unë bëhem shumë nervoze për procesin e përditshëm. Dhe takimet dhe marrëdhëniet me njerëz të rinj. Dhe duke mos ditur nëse do t’i mbaj mend rreshtat e mia apo jo,” i thotë ajo PEOPLE. “Unë thjesht frikësohem shumë derisa të futem në lëvizjen e gjërave dhe më pas relaksohem”. Ajo fle më lehtë kur mbyllet një film. “Sapo të jetë bërë, nuk jam nervoze, sepse është bërë, nuk mund te tërhiqet”, thotë ajo. “Është bërja e saj për të cilën nervozohem”. (Megjithëse ajo ende nuk lexon komente filmash – të mira apo të këqija.)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X