Para disa muajsh ishte ngritur si çështje fakti se formati “Big Brother VIP Albania”, nuk po mund të shikohej nga shqiptarët e Kosovës në platformën YouTube.
Si shkak për këtë u dha fakti që Kosova si shtet ka shumë kufizime në YouTube dhe se “BBVA” ishte i detyruar që nga kontrata ndërkombëtare që kishin nënshkruar, të bllokonin videot në disa shtete.
Megjithatë duket se në ditët e fundit ka ndryshime, pasi shqiptarët e Kosovës kanë tashmë qasje të lirshme në shikimin e videove të këtij reality-show. Nuk dihet nëse patenta origjinale me kërkesë të produksionit e ka bërë këtë lëshim, megjithatë të gjitha videot e këtij programi janë tashmë të aksesueshme për shikuesit në Kosovë.



