Jennifer Lopez është bërë imazh i një kompanie të re, në disa fotografi në të cilat është shfaqur ‘më e nxehtë’ se kurrë.
Aktorja 53-vjeçare e “Shotgun Wedding” u pa në një seri fotografish në Instagram për linjën e saj të re të këpucëve me markën “Revolve”, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dukej më se në formë të mirë trupore, ndërsa kishte veshur një triko të zezë dhe një fund të tejdukshëm që i jepte një pamje këmbëve të saj të tonifikuara.
Këpucët ishin të zeza me rripa me lesh sipër që tregonte pedikyrin e saj të lezetshëm ngjyrë rozë. Ato kushtojnë 170 dollarë.
“I dua këpucët! Jennifer Lopez për ‘Revolve’”, shkroi ylli në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.



