Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

“Gafat” e banorëve të BBV bëhen virale në rrjet

Juliana Nura dhe Mbresa Hajrullahu janë dy nga finalistet e “BBVK”. Ndonëse kanë arritur të mbijetojnë deri në fund në një format sfidues si “Big Brother”, njohuritë e tyre në fushat si gjeografia duket se janë shumë të cekëta.

Këtë kanë lënë të kuptohet, mbrëmjen e djeshme në një “quiz” të realizuar mes njëra-tjetrës, ku duhet të gjenin kryeqytetet e disa vendeve në Evropë.

Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën: “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?”

Duke qenë se Mbresa nuk e dinte përgjigjen e kësaj pyetje, është përgjigjur vetë Xhuli, duke e “djallosur” akoma më shumë.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Mynihu”, ka thënë ndër të tjera Xhuli.

Nga ana tjeter Mbresa arriti të gjente disa kryeqytete të tjera, ndonëse nuk shpëtoi pa lënë një gafë me kryeqytetin e Italisë. Sipas Mbresës, kryeqyteti i Italisë është Milano.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X