Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish banorja thumbon hapur produksionin e “BBVA”

Mbrëmjen e djeshme përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.

“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.

“Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes të tjerash Fifi. 

Ky reagim i artistes mori një vëmendje të veçantë, për shkak se qartazi ishte një thumb për produksionin e “BBV Albania”, ku pjesëmarrëse edicionin e parë ishte vetë Fifi. Këngëtarja pas eksperiencës së saj, të cilën e la në gjysmë ka pasur disa mosmarrveshje me produksionin e reality-show-t.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X