Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

“Dua të nxjerr edhe 2 persona”, kë dëshiron jashtë shtëpisë Luizi?

Luiz Ejlli tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda Big Brother VIP Albania.

Ai ka hyrë me një strategji dhe deri më tani ka bërë lojëra të ndryshme, ku ka përfshirë edhe konkurrentët e tjerë.

Artisti shkodran këto ditë futi në ‘kurth’ Kristin dhe Maestron duke bërë që t’i thyenin rregullat.

Kjo çoi në një nominim dhe për këtë nga gara e Big Brother dhe çmimi i madh u largua tenori shqiptar.

Pas kësaj, këngëtari ka pasur një bisedë me Oltën, së cilës i tha se ia ka arritur qëllimit.

Luizi tutje shtoi se ka synim t’i largojë edhe dy banorë të tjerë nga shtëpia, por që nuk ia përmendi emrat.

“Dua dhe 2 persona të nxjerr nga shtëpia”, shtoi Ejlli.

Biseda e tyre u zhvillua pranë suitës që ‘Vëllai i Madh’ ia përgatiti çiftit, Luiz-Kiara.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X