Banorët e parë që e nisën programin BB Vip Radio ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjur:
Zgjodha Oltën sepse ishte një nënë, nuk mund ti afrohem nje burri edhe me Luizin mund ta kisha bërë, por duke qenë se nëna është më e lënduar mund të isha më pranë saj me biseda familjare sepse do kishte nevoj, më dukej e arsyeshme të prezantoja ndjeshmërinë e familjes dhe bisedat që kemi bërë kanë qenë shumë familjare, mua më ka marr malli për fëmijët e mi dhe atë për djalin e saj…për këtë ndjesi jam afruar me Oltën.



