Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Po nuk u dobësove nuk fejohem me ty”/ Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ e revoltuar ndaj ndjekësit: Injorant dhe racist!

- Advertisement -..

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë bashkëbisedon me fansat e saj.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit në Instagram ku shumë prej tyre i drejtojnë pyetje të  ndryshme dhe ajo përpiqet që t’i këshillojë apo të përcjellë mesazhe tek ta.

Një ndjekëse e ka pyetur ish-konkurrenten se çfarë duhej të bënte pasi i dashuri i saj nuk pranon të fejohet me të nëse ajo nuk bie nga pesha.

Tea iu përgjigj shumë shkurt pyetjes teksa e ka këshilluar se ka ardhur koha të gjejë një të dashur tjetër. Sipas saj ajo nuk dëshironte të bënte ‘moral’ për këtë gjë pasi ndjekësja duhet ta dijë vetë.

Është koha që të gjesh të dashur tjetër. Unë bëja moral se është ë gabuar kjo që thotë i dashuri jo dhe përse është e gabuar por mendoj se nuk është nevoja sepse ti e di vetë”- u shpreh ajo.

Mirëpo një pyetje që iu është drejtuar nga një ndjekës tjetër ka bërë që Tea të revoltohet. Ai e ka pyetur ish konkurrenten nëse është ‘e zezë’ pasi sipas tij kjo gjë vërehej nga sytë e saj.

Ish-konkurrentja e acaruar e cilësoi pyetjen si ‘injorante dhe raciste’. Ajo është shprehur se nuk u ndje aspak e ofenduar dhe se për të nuk është turp të jesh të pjesë e komunitetit Romë apo njeri me ngjyrë. Sipas saj ajo është thjesht ndryshe nga ngjyra e bardhë.

“Ky komenti jot mua me revolton shumë sepse është tmerrësisht injorant dhe racist. Jo se unë ofendohem nga fakti se ti mendon se unë jam e zezë por sepse të jesh apo të dukesh e zezë, të jesh pjesë e komunitetit Romë, tëjesh mulate apo njeri me ngjyrë nuk është turp, nuk është problem dhe nuk është e gabuar por thjeshtë ndryshe nga e bardha”.- tregoi Tea.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X