Saturday, November 23, 2024
spot_img

Tenderi më i çuditshëm me vlerën 600 mln lekë

- Advertisement -..

Zakonisht tenderat në vendin tonë janë të “çuditshme” kështuqë nuk na bejnë shumë përshtypje se tashmë jemi mësuar me absurditete abuzime dhe tendera të çuditshme. Por ky materiali që do të lexoni do t’ju bëj përshtypje sepse është tenderi më i pazakontë.

Behet fjalë për një tender të hapur nga drejtori i OSHEE Adrian Çela, i cili ka rënë në një krizë për llastiqe lekësh..

Çela së fundmi ka hapur një tender me vlerë marramendëse me objekt blerje kancelarie për OSHEE për një vit. Procedura e kufirit të lartë monetar ka një Fond Limit prej mbi 600 MLN Lekësh me TVSH.

Gjëja tjeter e pazakontë që bie në sy në kriteret specifike të vendosura nga OSHEE, e theksuar në tender është edhe fakti se fituesi duhet të ketë në pronësi ose me qira 3 makina në emër të firmës.

Një kriter i parëndësishëm në një procedurë të tillë, që ngjall premisa për dyshime klienteliste të shpalljes së fituesit.

Rikujtojmë se ai u angazhua me kohë të plotë në fushatën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, por megjithatë nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë duke qenë se do ishte më i dobishëm për Ramën në krye të OSHEE se në parlament dhe nuk është hera e parë që z.Adrian Çela kritikohet për tendera abuzive.

Në sasinë e mallit që do të përfshihet në tenderin me vlerë marramendëse, bëjnë pjesë materiale të cilat me çmim shumice për një vit do të kushtonin më pak se 1/3 e çmimit të vendosur nga dora e kripur e OSHEE.

Bëhet fjalë për letra të formatit A4 dhe A3, zarfa, dosje, blloqe, shufra dhe spirale lidhëse, e disa objekte të tjera kancelarie, mes tyre llastikë lidhës parash…

Burimi/joqalbania

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X