Anaid Kaloti ka publikuar një bisedë private me “Genën” e cila menaxhonte deri më sot, Instagramin e Luizit. Ajo tregon se prej kohësh ka qënë në presion nga Top Channel dhe Meridian Ramçaj.
“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.
Sipas postimit te Anaidit, Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.
“Ndërkohë mikesha e Luizit ka treguar se Meridiani nuk ka lidhje fare në këtë mes dhe mos e akuzoni pa qënë të sigurt.“
“Jurgena tregon se arsyeja që instagrami i Luizit është kthyer në emer të motrës se tij është sepse Top Channel e ka kërcenuar që do e hedhi në gjyq sepse donin të merrnin instagramin e Luizit ta menaxhonin vet.“
Kujtojmë se sot motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagramin e të vëllait dhe ka ndryshuar emrin duke vendosur emrin e saj.











