Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Ndërron jetë aktorja e njohur e telenovelave meksikane

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare Rebecca Jones.

Aktorja e njohur e telenovelave meksikane luftoi me sukses kancerin ovarian, por nuk mundi ta fitojë betejën me pneumoninë, për të cilën trajtohej prej nëntorit të kaluar.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e Jones lëshoi ​​një deklaratë për vdekjen e saj, duke shprehur mirënjohje për fansat e saj dhe duke zbuluar se aktorja ishte e rrethuar nga të dashurit gjatë ditëve të saj të fundit.

Rebecca mori dashurinë e publikut me rolet e saj në seriale si “Capadocia” dhe “Quién mató a Sara”, si dhe filma të tillë si “El misterio de Trinidad” dhe “Vacaciones Separadas’” Ajo u bë e njohur edhe për interpretimet e saj si zuzare në telenovela si “Cuna de Lobos”, “El Ángel Caído” dhe “Imperio de Cristal”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X