Gazetarja sportive, Cindy Marina ka rrëfyer marrëdhënien me vjehrrën e saj, Jozefina Topallin.
Gjatë një interviste, moderatorja është shprehur se ajo nuk ndërhyn kurrë në marrëdhënien e saj me Genarin dhe e vetmja gjë që i thotë është “vetëm të jeni ju të lumtur”.
Cindy Marina tregoi se ende nuk e ka marrë propozimin për martesë nga Genar Topllai dhe sa i përket planeve për të bërë fëmijë shtoi “kemi kohë”.
“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do ia lëmë të ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur”. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit si edhe mamanë e tij”, tha ajo e ftuar në emisionin Rudina.
Pyetjes nëse e ka marrë propozimin, iu përgjigj: “Jo akoma nuk e kam marrë propozimin, jemi akoma herët. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë.”
Performanca krah partnerit të saj Genar Topalli në “Dance Albania” është për Cindy Marinën një nga momentet më të bukura.
“Ishte moment shumë i bukur realisht. Ai përveç faktit që nuk del në ekran, edhe nuk kërcen shumë kështu që ishte shumë bukur si moment dhe ai e shijoi shumë, kështu që ishte bukur.”
Duke u ndalur më tej te marrëdhënia që ka me partnerin, modelja tregoi për komunikimin midis tyre dhe aprovimin në vendime.
Cindy u shpreh se Genari është një mbështetës shumë i madh i saj dhe gjithnjë e shtyn drejt gjërave të reja. I vetmi rast kur çifti ka ‘probleme’ mes tyre janë veshjet apo postimet, ku shpesh djemtë kanë një përgjigje ‘klasike’.
“Unë gjithmonë e pyes për çdo lloj vendimi të madh, por edhe për gjëra të vogla, për shembull për veshje dhe ai më thotë “unë s’marr vesh, nuk e di pse më pyet”.
Por më pëlqen të marr një fjalë ose mendim sepse e vlerësoj shumë mendimin e atij dhe patjetër vendimet e mëdha i diskutojmë bashkë dhe opinioni dhe këshillat që më jep ai janë shumë të rëndësishme për mua, kështu që s’kam pasur ndonjëherë, ai është shumë mbështetës, është i pari që thotë provoje dhe gjithmonë e kam mbrapa si mbështetës kështu që jam shumë me fat dhe e falenderoj shumë.”



