Ronaldo Sharka ka qënë i ftuar dje në Pardon my French në Top Albania Radio. Ku ndër të tjera ka treguar edhe çfarë i ka treguar nga telefoni Maestron në momentin që doli nga Big Brother.
Gjëja e parë që i tregoi Ronaldo Sharka ka qënë Instagrami i Luizit i cili ka afro 700 mijë ndjekës. Maestro ishte kurioz për të mësuar më pas sesa ndjekës kishte arritur ai, e kur e mësoi u ndje mirë.
Ronaldo i ka treguar edhe faktin se një video e Maestros me Luizin ishte bërë virale edhe në shtetin grek.
“I thashë e ke idenë se çfarë bëhet jashtë, çfarë tha? I tregoj Instagramin e Luizit, afro 700 mijë ndjekës, ua më tha a kam vajt unë 100 k, i thashë shi shi merr vesh ti. I thashë 100k jo por je 85. I thashë kolazhet e tua me popullore janë rritur.
Ça thu ti re, i tregova më pas një video të tijën me Luizin e që ishin transmetuar edhe në Greqi”



