Qetsori është ndër banorët që u fut në lojë, kur kishte kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e “Big Brother”. megjithatë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother” spikati menjëherë me natyrën e tij disi ngacmuese. Por duket se duke pasur mundësi t’i ndjekë nga jashtë banorët dhe lojën e tyre, Qetsori e ka pasur më të lehtë të vendosë prioritete dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht Luizi.
Debatet e tij kanë nisur fillimisht me Kiarën, për të kaluar më pas te këngëtari.
“Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet. Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”, ishte kjo fjalia që acaroi pa masë Luizin. Por ashtu si edhe vetë Kiara e ka thënë, ajo dhe Qetsori njihen vite më parë.
Ai është njohur me Kiarën. Vite më parë, ata kanë qenë pjesë e një televizioni, ku Kiara punonte si velinë në një emision investigativ, ndërsa Qetsori si gazetar. Fillimisht marrëdhënia e a e tyre ka qenë e mirë, por më pas disa përplasje kanë nisur mes tyre, duke sjellë edhe një konflikt verbal në ambientet e punës.
Që nga ai moment, Kiara dhe Qetsori nuk kanë pasur asnjë komunikim së bashku, duke ndërprerë edhe përshëndetjet, deri në momentin që ky i fundit iu bashkëngjit lojës pak javë më parë. Por që ditët e para, ai i është rikthyer debatit me moderatoren, por duke zgjedhur të mos zbulojë se çfarë ka ndodhur më herët me ta.
Nga ana tjetër, prezantuesja ka thënë se me Qetsorin është njohur më herët në një ambient pune dhe kanë pasur një përplasje, por ka preferuar të mos japë detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur.



