Friday, February 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Kiara tregon se çfarë bisedoi me Efin pasi doli nga Big Brother

U duk se pati një krisje mes miqësinë së Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e bujshme të krijuar te lavamani.

Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme dhe personi i parë me të cilin komunikoi dhe bëri një foto është pikërisht Efi. E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.

“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak, po më tregonte si ishte pritur jashtë. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë e mire do vazhdojë”– tha Kiara.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X