Monday, December 30, 2024
spot_img

A e ndau Ilir Shaqiri 100 mijë euroshin me të? Flet për herë të parë Sabiani: Këto janë gjëra që më…

- Advertisement -..

Ilir Shaqiri dhe Sabiani ishin dy nga konkurrentët e “BBV” të cilët krijuan një raport të ngushtë miqësor brenda shtëpisë.

Si duket, edhe pas daljes të dy ata gëzojnë një raport të shëndetshëm miqësor dhe janë fotografuar shpesh pranë njëri-tjetrit, edhe pse tani balerini vijon punën dhe angazhimet e tij në Itali.

Teksa ishte i ftuar së fundmi në një intervistë, Sabiani ka folur në lidhje me Ilirin duke theksuar se lidhën brenda BBV  një marrëdhënie pa interes.

“Jemi dy shokë të ngushtë, shokë të mirë që lidhëm nëj marrëdhënie të mirë aty brenda që realisht ishte pa interes. I dedikuam gjëra njëri-tjetrin, fjalë, premtime, ndodhen edhe sot e kësaj dite në YouTube.”- tha ai në “Natë me Aulonën.”

Sabiani doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” disa javë përpara finales ndërsa Iliri vazhdoi lojën e tij duke u shpallur në fund fitues i 100 mijë eurove.

Pasi doli nga shtëpia Sabiani tha në një intervistë se nëse do të fitonte, do ta ndante pa hezitim çmimin me Ilir Shaqirin.

Moderatorja e pyeti këngëtarin edhe në lidhje me këtë deklaratë.

“Ndonjë lek të dha?”– ishte pyetja e moderatores.

“Këto janë gjëra që më përkasin vetëm mua dhe Ilirit. S’keni për t’i mësuar kurrë.”– u përgjigj Sabiani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X