Kiara Tito një “Donald” i dytë në këtë edicion Big Brother Vip,pasi jo vetëm një por disa shprehje të saj janë bërë virale në rrjet. Edicionin e parë Donald Veshaj kishte shprehjen që thoshte vazhdimisht dhe u bë virale “Më li të flas” të cilën edhe sot ai e ka emrin e emisionit që moderon bashkë me binjakun e tij.
Ndërsa traditën këtë vit e pasoi Kiara Tito e cila nuk kishte vetëm një por disa që kanë bërë xhiron e rrjetit,më të komentuarat kanë qenë “Sinqerisht” “Realisht” ” Lere të rrjedh” “Më lër hapësirën time”
Dhe pikërisht dy shprehjet “Sinqerisht,Realisht” Kiara i ka vendosur në Bion e saj të Instagramit pas daljes nga reality-show.Edhe ajo i ka marrë me sportivitet këto batuta, ironi e meme me shprehjet e saj dhe është përgjigjur në këtë mënyrë.
Sakaq, ajo ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”. Sikurse pritej, Kiara është tanimë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe e madje e ka konsideruar edhe “Luani im”.